Nuk u miratua projekti i Trump për murin me Meksikën, Mbyllet qeveria amerikane

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi i Shtëpisë së Bardhë këmbëngul se struktura është e domosdoshme për sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Nisma e mori ok-in e Dhomës së Përfaqësuesve por, ashtu siç edhe pritej, u bllokua në Senat.

Në mungesë të marrëveshjes, fondet për gati 1/4 e të gjitha agjensive federale amerikane bllokohen, çka do të thotë se Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Transportit, Bujqësisë, ai i Shtetit dhe ai i Drejtësisë do të mbyllen së bashku me parqet kombëtare.

Mbyllja e pjesshme, e treta për 2018-tën, prek 800 mijë punonjës federalë, të cilët nuk do të paguhen, ose do të marrin leje të përkohshme, dhe do të pakësojë disa shërbime qeveritare.

Pak përpara votimit, Trump ishte shprehur se zgjidhja e ngërçit ishte në dorën e demokratëve, të cilët e akuzuan nga ana e tyre se e shkaktoi vetë këtë situatë.

Presidenti i tha udhëheqësve republikanë të enjten se nuk do ta nënshkruante një ligj te miratuar nga Senati nëse nuk përfshinte financimin e murit.

“Vendi ynë ka shpenzuar triliona dollarë dhe ka sakrifikuar mijëra jetë të rinjsh në mbrojtje të kufijve të vendeve te huaja. Unë po u kërkoj Kongresit mbrojtjen e kufirit të vendit tonë për një pjesë shume të vogël të kostos. Për sigurinë tonë kufitare është e nevojshme një pengesë fizike e fuqishme, siç është muri,” – ishte argumenti i tij.

 

Zjarr Tv Ad