“Apple” një hap para, krijon telefonin e padepërtueshëm nga uji

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një patentë e publikuar  kohët e fundit ka zbuluar që “Apple” mesa duket do që të shkojë një hap më para me prodhimet e saj.

Bëhet fjalë për nxjerrjen në treg të iPhone-vë të ri që nuk do jenë të depërtueshëm nga uji. Sipas patentës, “Apple” ka menduar idenë e bërjes së sa më shumë komponentëve dhe portave të iPhone të qëndrueshëm ndaj ujit.

Disa porte të tilla si Lightning, USB-C ose porte të tjera në telefon mund të kenë një lidhje të mbyllur që vështirëson futjen e ujit brenda dhe parandalon kështu dëmtimin e komponentëve të brendshëm.

Dallimi mes një telefoni që është rezistent ndaj lagështirës dhe një tjetri që është i padepërtueshëm nga uji është i madh. Ai që është rezistent mund të durojë pak lagështirë për një kohë të shkurtër, ndërsa i padepërtueshëm do të thotë që përballon futjen dhe qëndrimin në ujë.

Kompania e ka menduar këtë risi duke marrë parasysh faktin që telefonat po bëhen gjithnjë e më të domosdoshëm dhe thelbësor në jetën tonë të përditshme.Kjo qarkullon në rrjet si një ide interesante, por nuk dihet ende se kur do të bëhet realitet.

Deri tani, iPhone XS dhe XS Max shfaqin një vlerësim IP68 dhe kjo tregon se ata janë rezistent ndaj pluhurit dhe rërës, gjithashtu përballojnë zhytjet nënujore në thellësi deri 1.5 metra për 30 minuta.

 

Zjarr Tv Ad