Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth vendosën që ti japin fund beqarisë pikërisht një ditë para mbrëmjes së Krishtlindjeve.
Ata u martuan në një ceremoni private të dielën, ku çifti shfaqej duke prerë tortën. Asnjëri prej tyre nuk ka folur ende për këtë, por Miley ka publikuar fotografitë e para, e veshur me fustan të bardhë duke puthur dhëndrin.
Në një prej fotografive, Miley ka shkruajtur: “Pas 10 vitesh”, duke iu referuar takimit të tyre të parë në vitin 2008. Dashurinë e tyre e vulosën një herë në vitin 2010 me filmin “The Last Song”.
Mendohet se imazhet janë nga dasma e tyre që u zhvillua brenda shtëpisë së tyre në Franklin, Tennessee.