Ndryshimet kryesore të paketës fiskale 2019

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se nga data 1 janar 2019 ka hyrë në fuqi paketa e re fiskale.

Ndryshimet kryesore ligjore kanë të bëjnë kryesisht me:

✅Procedurat Tatimore
✅Tatimin mbi të Ardhurat
✅Tatimin mbi Vlerën e Shtuar
✅Taksat Kombëtare.

Konkretisht:

PROCEDURAT TATIMORE

Një person fizik me të njëjtin numër të identifikimit personal regjistrohet vetëm një herë nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Atij i lind e drejta të regjistrohet dhe të pajiset me një NIPT/NUIS të ri nga QKB vetëm pas çregjistrimit të NIPT-it/NUIS-it ekzistues.

-Tatimpaguesit, të cilët do të aplikojnë në Qendrën Kombëtare të Biznesit për të kaluar në status pasiv do të duhet që më parë të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore.

– Parashikohen penalitete, si për shitësin ashtu edhe për blerësin, nëse kryejnë transaksione me subjekte në statusin “Pasiv”.

-Njoftimi dhe kërkesa për të paguar mund të bëhet edhe në rrugë elektronike.

-Nuk është më detyrim pagesa e kamatëvonesës, në rastet e apelimit/ankimimit.

-Nëse tatimpaguesi pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin, gjoba zbritet me 30%.

TATIMI MBI TE ARDHURAT

Tatimi mbi pagat:

0% për pagën mujore bruto deri 30,000 lekë;

13% për pagën mujore bruto mbi 30,000 – 150,000 lekë

23% për pagën mujore bruto mbi 150,000 lekë

✅Burimi i të ardhurave: Do të konsiderohen të ardhura me burim në Shqipëri edhe të ardhurat e një personi jorezident, të përftuara si rezultat i shërbimeve të kryera për një person rezident.

✅Tatimi mbi Fitimin: Tatimit mbi Fitimin do t’i nënshtrohet edhe çdo person jorezident, që nuk është i regjistruar sipas legjislacionit shqiptar dhe nuk i nënshtrohet Tatimit mbi të Ardhurat. Personi jorezident, duhet të përgatisë një deklaratë të të ardhurave të tatueshme, e cila duhet dorëzuar brenda datës 31 mars të vitit pasues.

✅Shpenzime të panjohura: Do të konsiderohen të panjohura shpenzimet për dieta që tejkalojnë 50% të fondit të pagës bruto vjetore.

✅Tatimi mbi Dividentin: Do të aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kushtin që: tatimi që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019. Tatimi për dividentin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.

📍Kujdes! Në rast se nuk zbatohen kushtet e mësipërme tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividetin.

TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR

Ka ndryshime në shkallët tatimore në masën:

✅6% për furnizimet e shërbimit të reklamave nga media audiovizive;
✅6% për furnizimin e mjeteve të transportit publik të udhëtarëve me kapacitet 9+1 vende ose me shumë, me motor elektrik, deri në 31/12/2021. Nga data 1/1/2022 shkalla tatimore bëhet 10%.
✅6% për furnizimin e librave të çdo lloji.

-Nënkontraktorët e Regjimit të Përpunimit Aktiv: Do të aplikohet shkallë tatimore 0%, për furnizimin e shërbimeve të përpunimit të mallrave joshqiptare të destinuara për t’u rieksportuar, nga personat e tatueshëm të autorizuar dhe nënkontraktorët e tyre, mbi bazën e dispozitave që parashikon Kodi Doganor, për operacionet nën regjimin e përpunimit aktiv.

-Norma e kompensimit të fermerëve: Do të aplikohet norma prej 6%, për kompensimin e fermerëve.

-Përjashtimet nga TVSH-ja:
Listës së përjashtimeve nga TVSH-ja i shtohen:

✅furnizimi i makinave bujqësore;
✅furnizimi i inputeve bujqësore;
✅furnizimi i shërbimeve veterinare, me përjashtim të atyre për kafshët shtëpiake;
✅importimi i lëndëve të para që përdoren për prodhimin e barnave.

TAKSAT KOMBËTARE

✅Taksa e materialeve/artikujve plastikë dhe e ambalazheve plastike të importuara në masën 35 lekë/kg, me përjashtim të lëndëve të para në forma primare.

✅Taksa e ambalazheve prej qelqi për ambalazhet e importuara dhe të prodhuara në vend, në masën 5 lekë/kg

✅Taksa e lëndëve të para në formë primare të importuar dhe që përdoret për prodhimin në vend të produkteve të plastikës, në masën 25 lekë/kg. /Monitor

 

Zjarr Tv Ad