Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Rënia e ndjeshme e temperaturave , reshjet e borës prej disa ditësh, ka shkaktuar një sërë problemesh si në lëvizjen e automjeteve, në furnizimin me energji elektrike të zonave malore.
Burime bëjnë me dije se në Bashkinë Kukës ulja e temperatureve drastike deri në minus 9 gradë ka bërë që Drejtoria Arsimit të vendosë për reduktim të orëve të mësimit në qytetin e Kukësit, kurse në zonat e thella mësimi është pezulluar.
Skënder Ahmeti, Drejtor Rajonal i Arsimit shprehet: Të mos zhvillohet procesi mësimor, në fshatrat Borje, Shishtavec, Kollovoz, Turaj, Buzmadhe etj.,
Sipas tij në fshatrat e njësive të tjera si në Bushtricë, Kalis, Arrën dhe në shkolla të caktuara në pellgun e Kukësit mësimi është zhvilluar me orë të reduktuara.