Nominimet e Bafta Film Awards 2019

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me 12 nominime, filmi ”The Favourite” është favoriti në garën e sivjetshme të çmimeve “Bafta”. Njoftimi erdhi pak ditë pasi aktorja kryesore e tij, Olivia Colman fitoi një “Glob të Artë” për interpretimin e Mbretëreshës Anne. Numri i kandidaturave e shkëput shumë “The Favourite” nga rivalët e tij më të afërt; “Bohemian Rhapsody”, “A Star Is Born” dhe “Roma”; e po dëshmohet tejet popullor edhe në radhët e publikut.

”Box Office” është matësi më i mirë për këtë dhe filmi britanik ka grumbulluar në javën e parë të shfaqjes në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar dhe ato irlandeze, plot 4 milionë paund.

Colman është nominuar në kategorinë e “aktores më të mirë”, ndërsa dy aktoret e tjera që interpretojnë në krah të saj, Rachel Weisz dhe Emma Stone, konkurrojnë për trofenë e “aktores më të mirë në një rol dytësor”. Çmimet ”Bafta” do të ndahen në “Royal Albert Hall” të Londrës, më 10 shkurt.

 

 

Zjarr Tv Ad