Shkoi tek mjeku për të bërë një vizitë të syve, por mësoi se kishte kancer në tru

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 19- vjeçare është shokuar teksa mjekët i kanë thënë se ka disa tumore në tru.Laura Nuttall, nga Lancashire, Britani në fillim mendoi se kishte grip, por kur ju nënshtrua një vizite të syrit mjekët vunë re një ënjtje të pashpjegueshme në nervin e saj optik. Më pas doktorët e rekomanduan të bënte dhe disa analiza të tjera. Laura Nuttall telefonoi nënë e saj Nicola dhe shkuan në spitalin Homerton ku dhe morën lajmin shkatërrues, se ajo kishte dy tumore.  E reja ju nënshtrua dhe një skaneri të detajuar dhe mjekët zbuluan se ajo kishte dhe disa tumore të tjerë, jo vetëm 2 sikurse i kishin thënë në fillim.

“Jemi shkatërruar si familje, Laura kishte gjithë jetën përpara dhe tani po përballet me një sfidë shumë të rëndë. Ne po përpiqemi të jemi pozitivë, por është e pamundur”, ka thënë nëna e saj, shkruan Daily Mail.

 

Zjarr Tv Ad