ARRSH: Këto janë akset rrugore ku duhen përdorur patjetër zinxhirët

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një pasqyrë të situatës së krijuar në vend nga reshjet e dëborës dhe i ftohti i acartë.

Në njoftimin e shpërndarë para pak minutash ARRSH ka listuar rrugët ku kalimi i automjeteve duhet bërë detyrimisht me zinxhirë.

Situata më dramatike paraqitet në Qarkun e Dibrës.

Ja njoftimi i plotë i ARRSH   

Gjendja e akseve kryesore të vendit.
Kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës.
Në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir.
Në Rajonin Verior: të gjitha akset e Tropojës qarkullimi bëhet pa zinxhir.
Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhir.
Domaj-Draj-Rec me zinxhir.
Në akset e qarkut Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi.
Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë.
Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë përdorim të zinxhirëve.
Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shëngjergj. Qafë Priskë-Qafë Mollë.

 

Zjarr Tv Ad