Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shqetësuese për qytetarët e Tiranës, ngelet fenomeni i grabitjeve në linjat e urbanëve .
Shpesh denoncimet e qytetarëve mbesin pa autorë, pasi në të shumtën e rasteve hajdutët janë aq profesionistë sa arrijnë të grabisin në momentet e fundit kur zbresin në stacion dhe kur qytetari e kupton, është shumë vonë.
Gjatë ditës së sotme, policia është sinjalizuar për një grabitje në urbanin e linjës së ‘Tiranës së Re’.
Pas marrjes së sinjalizimit, autobusi është ndaluar tek Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’, ku qytetarët janë kontrolluar të gjithë teksa zbrisnin nga autobusi.
Nuk dihet ende nëse policia ka arritur të gjejë ‘skifterin’ dhe ta arrestojë.