Zyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të hënën se ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare për vizën e kryeministrit nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët e qeverisë thanë se kryeministri Haradinaj do të udhëtonte në SHBA për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
“Ende nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth çështjes së vizës për zotin Ramush Haradinaj. E vetmja arsye pse kryeministri do të udhëtonte për në SHBA janë Lutjet e Mëngjesit, e jo ndonjë konferencë”.
Ndërkohë më herët , mediat në Kosovë raportuan se Shtetet e Bashkuara u kanë dërguar mesazh institucioneve që të heqin tarifat ndaj Serbisë ndërsa kanë paralajmëruar pasoja në rast se nuk ndërmerret ky hap.