E gjithë Shqipëria është përfshirë nga temperaturat e ulta dhe ngricat
Reshjet e dëborës dhe ngricat kanë sjellë probleme në shumë nga qarqet e vendit.
ARRSH-ja thotë se të gjithë kontraktorët për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në gatishmëri dhe prej orëve të para të mëngjesit kanë bërë shpërndarjen e kripës nëpër akset e bllokuara apo atje ku ka prani ngricash.
Por, si paraqitet situata në akset kryesore të vendit deri më tani?
Sa i përket rajonit verior, pozitive është që nuk ka pasur reshje të tjera gjatë natës.
Por, për shkak të temperaturave të ulëta, ngricat në rrugë janë të paevitueshme dhe kudo ku ka pasur të tilla është shpërndarë kripë.
Segmentet Domaj-Draj Reç, Ura e Cerenecit-Stebleve, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë-Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Trebisht-Doganë vijojnë të jenë të kalueshme me zinxhirë, ose pjesërisht me zinxhirë, ndërkohë që qarkullimi në akset e tjera bëhet normalisht.
Edhe në rajonin qendror nuk ka pasur reshje gjatë natës, duke sjellë përmirësim të situatës në rrugët e Dajtit.
Kudo që ka pasur ngrica në rrugë është bërë shpërndarja e kripës.
Në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare ARRSH rekomandon përdorimin e zinxhirëve; pjesërisht në Qafë Priskë-Shëngjergj, sikurse edhe në aksin Krujë-Sarisalltik. Zinxhirët rekomandohen në Qafë Priskë-Qafë Mollë, Qafë Mollë-Shëngjergj dhe Lunik-Steblevë.
Në akset e tjera, qarkullimi vijohet normalisht.
Temperatura të ulëta, por aspak reshje. Kështu kaloi nata edhe për rajonin jugor, por kalimi në akset e qarqeve Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë bëhet normalisht, pa zinxhirë.
Në qarkun e Dibrës akset rrugore nacionale në të gjithë qarkun janë të qarkullueshme:
-Qafë Bualli-Krastë i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.
-Ura Çerenecit-Steblevë i kalueshëm me zinxhirë.
-Dogana Xhepisht-Trebisht i kalueshëm me zinxhirë.
-Akset rrugore Komsi, Lis dhe Ulëz, të kalueshëm pa zinxhirë.
-Peshkopi-Qafë Draj dhe Peshkopi-Ushtelenxë, të kalueshëm me zinxhirë dhe pjesërisht edhe pa zinxhirë.
Ndërsa po vijon përmirësimi i karrexhatës për kalueshmëri më të mirë në segmentin e aksit rrugor Zall Dardhë-Reç.
Nga bashkitë e qarkut është realizuar hapja e rrugëve rurale të brendshme të fshatrave me qendrat e 24 njësive administrative të tyre përkatëse.
Ndërsa vazhdon puna për hapjen e rrugëve rurale të brendshme të fshatrave me qendrat administrative të tyre përkatëse edhe në 11 njësi administrative, si më poshtë:
Në bashkinë e Dibrës po punohet për hapjen e akseve rrugore rurale në Njësinë Administrative, Selishtë, Reç, Muhurr, Lurë, Sllovë, Zall Dardhë.
Në bashkinë Bulqizë, po punohet për hapjen e akseve rrugore rurale në Njësinë Administrative Ostren dhe Fushë-Bulqizë.
Në Bashkinë Klos, po punohet për hapjen e akseve rrugore rurale në Njësinë Administrative Xibër. Qarkullimi kryhet aktualisht me zinxhirë.
Në qarkun e Kukësit kanë filluar reshje dëbore me intensitet të ulët.
-Akset rrugore nacionale në të gjithë qarkun janë të qarkullueshme, si më poshtë:
-Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë.
-Akset rrugore nacionale në bashkinë Kukës janë të kalueshme pa zinxhirë, me përjashtim të aksit Domaj-Skavicë-Draj Reç.
-Akset rrugore nacionale në bashkinë Has dhe Tropojë janë të kalueshme pa zinxhirë.
Në bashkinë e Kukësit është e bllokuar Njësia Administrative Arrën, si dhe një pjesë e rrugëve të fshatrave të Njësisë Administrative Bushtricë, Zapod, Topojan, Surroj, Malzi dhe Grykë-Çajë, me qendrat e tyre. Ditën e sotme do të punohet për hapjen e akseve rrugore që lidhin Njësitë Administrative Zapod dhe Topojan.
Në Bashkinë Tropojë të gjitha akset e njësive administrative dhe akset nacionale janë të kalueshme. Ndërsa po punohet nga bashkia e firma kontraktore me 2 mjete e 6 punonjës për hapjen e rrugëve që lidhin Njësinë Administrative Lekbibaj me fshatrat e saj.
Në bashkinë Has, të gjitha akset rrugore rurale janë të hapura.
Në shkallë qarku janë angazhuar 11 borëpastruese dhe 10 fadroma.
Energjia elektrike
I gjithë qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike.
Në qarkun e Shkodrës të gjitha akset rrugore nacionale janë të gjitha të kalueshme.
Në bashkinë Shkodër, po punohet me 4 mjete fadroma dhe 15 forca të bashkisë për pastrimin e rrugëve të qytetit dhe trotuareve.
Në Njësinë Administrative Pult, ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Aksi rrugor rural që lidh njësinë administrative me qytetin e Shkodrës është i kalueshëm. Po punohet për mbajtjen hapur me fadroma në rrugën e Kirit dhe shoqërohet me hedhje të kripës.
Në Njësinë Administrative Shosh, ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta.
Aksi rrugor rural që lidh qendrën e njësisë administrative me fshatin Kir është i bllokuar në segmentin rrugor Mali i Shoshit. Po punojnë 2 fadroma për hapjen e këtij segmenti rrugor të bllokuar.
Në Njësinë Administrative Shalë ka prani ngricash si rezultat i temperaturave të ulëta. Aksi rrugor rural që lidh njësinë administrative me qytetin e Shkodrës është i bllokuar.
Në bashkinë Vau-Dejës, aksi rrugor rural në Njësinë Administrative Shllak dhe Temal ka rreth 60 cm dëborë, por është i kalueshëm me zinxhirë.
Në bashkinë Malësi e Madhe, aksi rrugor rural Koplik-Bogë dhe Koplik-Razëm ka rreth 60 cm dëborë, por është i kalueshëm me zinxhirë. Aksi rrugor rural Tamarë-Vermosh dhe Tamarë-Vukël është i kalueshëm me zinxhirë.
Në bashkinë Pukë e Fushë-Arrëz, po punohet me 4 mjete borëpastruese. Akset rrugore rurale janë të gjitha të kalueshme, me përjashtim të segmenteve që lidhin disa njësi administrative me qendrat e bashkisë Pukë dhe Fushë-Arrëz. Aksi rrugor rural Fushë Arrëz-Iballë ka mbi 90 cm dëborë dhe është i bllokuar. Po punohet nga firmat kontraktore për hapjen e tij.
Në qarkun e Korçës,qarkullimi vazhdon normal dhe pa zinxhirë në akset rrugore nacionale.
Po punohet me hedhjen e kripës në akset rrugore nga firmat kontraktore.
Në bashkinë Korçë, aksi rrugor nacional Velçan-Pogradec është i qarkullueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Qafë Plloçë-Dardhas është i qarkullueshëm me zinxhirë.
Rrugët rurale në fshatin Panarit për në qendër të Njësisë Administrative Vithkuq janë të pa hapura. Po punohet për hapjen e tyre.
Në bashkinë Kolonjë, rrugët rurale në fshatin Pepellash për në qendër të Njësisë Administrative Mollas janë të pa hapura. Po punohet për hapjen e tyre.
Po punojnë 2 fadroma për të mbajtur të hapura rrugët rurale nga Njësia Administrative Qendër Ersekë për në fshatrat e kësaj njësie administrative.
Ndërsa në qarkun e Gjirokastrës nuk ka njësi Administrative të bllokuara
Aksi rrugor Kolonjë – Golem në Nësinë Administrative Picar, në bashkinë Gjirokastër e kalueshme me zinxhirë.
Rruga Këlcyrë – Malëshovë – Leskaj – Limar vazhdon i bllokuar.
Rrugët rurale të fshatrave të tjerë kanë vështirësi në lëvizjen e mjeteve.
Bashkia ka vënë në dispozicion një mjet fadromë për zhbllokimin e tyre.
Rrugët në Njësinë Administrative Zagorie, bashkia Libohovë, fshatrat Zhej dhe Lliar të bllokuara.
Po punon një skrep për zhbllokimin e rrugëve në Njësinë Administrative Zagorie.
Rrugët rurale të fshatrave Miçan, Vërçisht, Zavalan, Ogren të Nj. Ad. Frashër, bashkia
Përmet paraqesin vështirësi për shkak të borës dhe ngricave në lëvizjen e mjeteve (vetëm me zinxhirë).
Po punohet me mjete borëpastruese për zhbllokimin e rrugëve në Njësinë Administrative Frashër.
Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm bëhet normalisht në të gjitha njësitë e qarkut Gjirokastër.
Procesi mësimor zhvillohet normalisht në të gjitha institucionet Arsimore të qarkut Gjirokastër.