Gjirokastra ka humbur banesa të rëndësishme historike të kategorisë së parë,vetëm gjatë 5 viteve të fundit
Sipas drejtorit të Monumenteve të Kulturës, Vasil Polo, në gjendje kritike janë me dhjetëra banesa.
Me gjithë restaurimet e pazarit në qendrën historike dhe disa komplekse godinash në vitet e kaluara, e gjithë pjesa e sipërme e qytetit është në gjendje dramatike sipas ekspertëve.
Çatitë janë ato që po rrezikohen gjatë dimrit, prej lagështisë.
Ekspertët vlerësojnë se pesha e një çatie të amortizuar dyfishohet me praninë e lagështirës, gjendje kjo që kërcënon shumë godina.
Ritmi i shembjeve është alarmant, duke bërë që Gjirokastra, “kryeqyteti” shqiptar i trashëgimisë me 1.200 banesa guri, të jetojë një periudhë të gjatë rrënimi gradual.
Banesa të tilla si Kabilatët, Selfatët, Lolomani, Lito, Topulli, Hadëraj, Kunavi, Cene, Cabej, etj., të gjitha në këmbë gjatë dekadës së kaluar, tashmë janë kthyer në rrënoja apo gjysmërrënoja.