Sulm në Akademinë e Policisë në Kolumbi

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 65 janë plagosur gjatë një shpërthimi në një shkollë policie në Bogota të Kolumbisë. Ngjarja e rëndë ndodhi ne mëngjes, në shkollën e përgjithshme të policisë. Autoritetet vendase kanë bërë me dije se autori i ngjarjes së rëndë është ekzekutuar nga policia. Ai është identifikuar si një 57 vjeçar, i lidhur me një organizate terroriste.Por ndërkohë, ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bomba. Presidenti shpalli 3 ditë zie kombëtare në nderim të viktimave, ndërsa tha se Kolumbia nuk do të përkulet nga këto akte dhune.

 

 

Zjarr Tv Ad