Kukës/ Reagimi në kohë i Policisë, shpëton jetën e vogëlushit 2-vjeçar

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Kukësit ka marrë një telefonatë nga nje shtetas nga fshati Turaj, Topojan, se fëmija ishte i sëmure dhe kërkonte ndihmën e Policisë për ta transportuar për në spital.

Rruga për në fshatin Turaj ka dëborë e akull.

Menjëhere shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës me një fuoristradë janë nisur në drejtim të fshatin Turaj.

Policia ka transportuar me mjetin e Policisë, fëmijën bashkë me familjarët në spitalin rajonal të Kukësit.

Vogëlushi po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shtetit në shërbimin tuaj, për çdo problem që mund të keni telefononi në 112 apo dërgoni imazhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar reagim në kohë.

 

Zjarr Tv Ad