Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Rreth 117 emigrantë rezultojnë të zhdukur pasi një gomone me të cilën udhëtonin është mbytur. Gomonia ishte parë të premten në mbrëmje në brigjet e Tripolit. Autoritetet libiane kishin njoftuar autoritetet italiane, por Rojet Bregdetare italiane kishin thënë se kjo ishte në autoritetin e tyre. Por asnjë nuk ka ndërhyrë dhe vetëm gjatë natës së djeshme një helikopter i Marinës Detare italiane ka shpëtuar vetëm 3 persona, ndërsa për anijen për të cilën flitet nuk ka ende asnjë gjurmë.
‘Pas 11 orësh në lundrim anija filloi të fusë ujë dhe të tjerët që ndodheshin në bord u mbytën. Mbetëm shumë orë në det. Mes të zhdukurve janë 10 gra, një prej të cilave shtatzënë, dy fëmijë, njëri 2 muajsh’.