Gjykata e Tiranës dënon Lulzim Bashën, Balla: Vendim historik

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dënohet kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me 50 mijë lekë. Gjykata e Tiranës dha sot vendimin për padinë e Taulant Ballës, ndaj kreut të PD-së, duke e gjetur fajtor për akuzën e Shpifjes, për deklaratat e bëra në lidhje me 3.4 milionë euro të kapura në Portin e Durrësit, verën e 2018-ës.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti socialist Taulant Balla, i cili pas vendimit të dhënë e quajti një vendim historik.

“Basha sot është shpallur fajtor dhe i detyrohet shtetit shqiptar të shlyejë dënimin që sot gjykata dha. “Do i kërkoja Bashës dhe PD-së që të heqin dorë nga kjo politikë bajate e bazuar në shpifje. Ky vendim gjykate të jetë një moment që PD të reflektojë në marrëdhënien ndërinstitucionale që ka qoftë me maxhroancën, qoftë me Kuvendin apo institucionet e tjera”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Zjarr Tv Ad