Vajza 29-vjeçare shqiptare Anxhelina Petro, e cila u vra nga i ati në Korfuz të Greqisë, bazuar nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezulton të jetë përdhunuar pak para krimit.
Tashmë autoritetet greke janë në pritje të rezultateve të analizave, për të provuar nëse 52-vjeçari Aleko Petro, e ka përdhunuar vajzën para se ta vriste.
Duke folur për mediat greke, avokati mbrojtës i të dyshuarit, Vassilis Noulezas thotë se nuk do e mbrojë më klientin e tij nëse provohet përdhunimi.
Sipas tij, Aleko Petro e mohon abuzimin seksual, por se tashmë pritet përgjigja e analizave.
“Nëse vërtetohet vepra penale e përdhunimit, atëherë unë jap dorëheqjen nga klienti dhe nuk do e mbrojë më”, u shpreh Noulezas për ANT1.
Anxhelina u vra mbrëmjen e 2 janarit, teksa kishte shkuar në shtëpinë e të atit me rastin e festave të fundvitit por edhe sepse kishte pasur ditëlindjen.
Në debat e sipër teksa e reja po komunikonte me telefon me të dashurin e saj afgan, 52-vjeçari Aleko Petro e qëlloi me një shufër hekuri duke e vrarë, ndërsa më tej në kopshtin pas shtëpisë së tij.
Duke folur pas ngjarjes ai pohoi gjithçka, duke shprehur pendesë ndërsa kërkoi që të varet në mes të Korfuzit për tu bërë shembull, pasi vetëm kështu shpirti i së bijës do të gjejë paqe.