Shkodër/ Shkëndija elektrike djeg banesën

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mëngjesin e sotëm është përshirë nga zjarri një banesë në lagjen “Liria” në Shkodër

Banesa mësohet se është në pronësi të shtetasit Alfred Gjoni.

Dyshimet paraprake janë që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në shtëpitë ngjitur.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Zjarr Tv Ad