Refuzimi i mbretit Louis XVI ndihmoi në rënien e tij, u shpreh Emmanuel Macron për drejtuesit e korporatave të mbledhura në Versajë. Takimi u mbajt për të lehtësuar frikën e investitorëve pas 10 javësh protestash të “Jelekverdhëve”. Të pranishëm në takim ishin rreth 150 drejtues, përfshirë këtu edhe CEO-n e Uber, Khosrowshahi, CEO-n e JP-Morgan, Chase James Dimon, dhe CEO-n e Coca-Cola James Quincey, të cilët u takuan me presidentin francez në pallatin dekadent jashtë Parisit.
“Shumë njerëz menduan se nuk ishte një datë e mirë për t’u mbledhur këtu”, u tha Macron mysafirëve të tij, duke iu referuar ekzekutimit të mbretit francez Louis XVI, i cili u vra në gijotinë më 21 janar, të paktën 226 vjet më parë të hënën. “Por kur shikoni historinë franceze, nëse në fund ata përfunduan kështu, kjo është për shkak se shumë liderë vendosën të mos reformohen”, shtoi ai.Komenti i tij synon zbutjen e lëvizjes së protestës së Jelek Verdhëve, e cila hyn në javën e saj të 10-të. Protestat mbarëkombëtare janë bërë të dhunshme, dhe sipas zyrës së Macron, kanë shkaktuar shqetësim tek investitorët e huaj, të cilët shpresonin të fitonin para me reformat miqësore të Macron.Macron tha gjithashtu se lëvizja e “Jelek Verdhëve” ishte nxitur nga zemërimi i klasës së mesme mbi globalizimin, duke argumentuar se ndjenja të ngjashme i kanë dhënë forcë Brexit. Protestat e “Jelek Verdhëve” filluan në nëntor si një lëvizje kundër rritjes së taksave të karburantit të planifikuar, duke përfshirë dorëheqjen e Presidentit Emmanuel Macron dhe qeverisë së tij.