Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pasditen e sotme opozita ka bërë të ditur për mediat vijueshmërinë e aksionit opozitar. Pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, organ i ri statutor i Partisë Demokratike, u vendos që protesta masive e PD-së do të zhvillohet në datën 16 shkurt, ora 11:00. Gjithashtu është bërë e ditur se protesta e madhe do të paraprihet nga protesta të tjera në disa qytete. Si duket ky vit i ri nuk do të jetë edhe shumë i qetë për kryeministrin Edi Rama. Viti nisi me protestën e studentëve, e cila ende nuk është mbyllur, ndonëse Rama ka prezantuar “Paktin për Universitetin”, por duket se hallet do t’i shtohen Kryeministrit me protestat që do të nisë opozita.