Ambasadorja e sapoemëruar e Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha, ështa takuar me zv-kryeministren njëkohësisht ministre e Jashtme Ekaterina Zaharieva. Në këtë takim ministrja ka uruar ambasadoren shqiptare dhe i ka uruar suksese në punën e saj. Ndër të tjera ministrja Zaharieva ka theksuar se dy shtetet tona mbajnë marrëdhënie të shkëlqyera.
“Pres zhvillimin e afërt të konsultimeve politike midis dy ministrive, të cilat përfshijnë çështjen e Integrimit Evropian në Shqipërisë. Ato mund të plotësohen nga biznes-forum, sepse tregtia, investimet dhe turizmi, akoma nuk janë në nivelin që duam dhe mund të arrijmë. Bullgaria vazhdon të jetë ngushtë e angazhuar me integrimin evropian të Shqipërisë. Na pret punë jo e vogël dhe ajo duhet të jetë e përbashkët-ne punojmë me partnerët tanë në BE, ndërsa ju të tregoni rezultate në reformat.”
Ndërkohë që ministrja theksoi edhe që, kur Shqipëria të fillojë negociatat e anëtarsimit, vendi ynë është gati të dërgoj të ministri të ndryshme ekspert, të cilat të paraqesin ndihmë në vend gjatë kohës së procesit negociues.