Dentistët rritën çmimet, ministria e Shëndetësisë e çon çështjen në gjykatë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Shëndetësisë padit në Gjykatë, Urdhrin e Stomatologut, pas vendimit të marrë për të rritur çmimet e shërbimeve dentare.

Në padinë e saj, kjo ministri thotë se nuk është në tagrin e Urdhrit të Stomatologut, rritja e çmimit të shërbimeve dentare.

Po ashtu ministria e Shëndetësisë thotë se, vendimi i Urdhrit të Stomatologëve është i paaplikueshëm dhe për pasojë, nuk do të ketë rritje çmimesh.

Në bazë të vendimit të Urdhrit të Stomatologut, çmimet e dentistëve rriten nga 60-100% dhe në dokumentin më poshtë, mund të shihni sa bëhen tarifat.

Për mbushjet e gradës së tretë, çmimi ishte 3000 lekë, ndërsa me referencën e re çmimi bëhet 5000 lekë (2000 lekë më shumë, shtrenjtim 67%).

Çmimi për pastrimin e gurëzave dhe të cipave bëhet 3000 lekë, nga 1500 lekë, sa dyfishi. Heqja e dhëmbëve bëhet 1000 lekë nga 500 që ishte.

  

Zjarr Tv Ad