Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e një pike karburanti të ndodhur mbrëmjen e datës 24 janar në Sauk të Vjetër.
Policia ka sqaruar se shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.1, ndaluan sot autorin e dyshuar të grabitjes, K.B., 26 vjeç.
Njoftimi i Policisë
Tiranë- Policia zbardh vjedhjen e një pike karburanti të ndodhur mbrëmjen e datës 24 janar në Sauk të Vjetër.
Identifikohet dhe ndalohet autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, ndaluan shtetasin:
- B., 26 vjeç.
Ky shtetas më datë 24.01.2019, në Sauk të Vjetër, dyshohet të ketë vjedhur në një pikë karburanti 25 000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.