Humb jetën i riu shqiptar, përlot shoku : U përshëndetëm sikur të ishte lamtumira e fundit, tani ti je në parajsë.

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali, mbrëmjen e së shtunës në Piacenza.

Mediat italiane njoftojnë se bëhet fjalë për 22-vjecarin Klodian Murrizi, i cili po udhëtonte me një makinë tip “Toyota Rav 4”.

Në një moment makina doli nga rruga, u përmbys dhe më pas shpërtheu në flakë duke i marrë jetën shqiptarit me banim në Gossolengo të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se përveç shqiptarit që humbi jetën, në mjet ndodhej edhe një person tjetër rreth 23 vjeç, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Me hidhërim, miqtë e Klodianit shkruajnë në Facebook se ai ishte një shok i mirë dhe për pak ditë do të merrte zyrtarisht shtetësinë italiane.

“Doja të thoja se ke qenë një mik i çmuar dhe falënderoj zotin që u njohëm. Ne u takuam pak më parë, u përshëndetëm sikur të ishte lamtumira e fundit dhe tani ti je në parajsë. Të dua shymë!”.

Ky është vetëm një prej mesazheve të shumta në profilin e Klodianit, teksa të tjerë shkruajnë: “U prefsh në paqe miku jon. Ti nuk e meritoje këtë fund”.

Zjarr Tv Ad