Dhe perse kohet e fundit jeni prononcuar masivisht ne artikuj te ndryshem, keni akoma per te shprehur ne lidhje me situaten qe eshte krijuar ne arsimin e larte?
Po është e vërtetë, para disa ditësh, ndoshta pak lexues kanë lexuar një artikull në disa gazeta, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në lidhje me disa reagime të mia personale rreth levizjes studentore në vendin tonë.
Ndër të tjera pa frikë e rinxora një fenomen të shëmtuar në mes të tjerave që është korrupsioni në shkolla dhe pikërisht fenomeni “MITMARRJA”e cila është kopertinë korrupsioni ne përgjithësi. Sidomos më I thelluar në shkollat profesionale.
Ju jeni pedagoge, pra ne brendesi te situates se krijuar, cfare ndikimi do te kete sipas jush levizja e ish-ministres se arsimit?
Para disa vitesh “shtabi” kishte thirrë ish ministren e arsimit z.Lindita Nikolla dhe unë e theksova fenomenin jo për të ndershkuar pelivanet, por për tu ardhur në ndihme nxënesvë që u duhet të përballen me këtë fenomen, pra për tu hapur gojën sikur një herë atyre nxënësve dhe prindërve që për katër vite shkollim u duhet super sakrific ekonomike, morale, e ulje dinjiteti të nivelit të fëmijes, që u premtohet fillimisht një muaj ose më shumë para konkursit se është gjeni nga talenti, e pas dy muajsh pranimi prindëri duhet të paguaje ore private mësimi, që super talenti gjeni i djeshëm, të arrijë rezultate, e se kjo arrihet vetëm me ore suplementare të paguara ekstra. Dje na thërrasin si sektor i Kantos në një mbledhje urgjente, ku para provimeve simestrale që në gjuhën tonë quhen saxho nxituam për mbledhje. Por nuk ishte asgje që kishte të bënte me saxhon, e cila është pas pak ditësh, por për intervistën time dhe pak ditë më parë, duke e cilësuar artikullin si “ofendim institucioni” hahahaaa!!!
A kishte komunikim tendencioz dhe si t’u drejtua?
M’u drejtua direkt me një Ti !!! Për disa sekonda kuptova se kush ishte renduar I pari. Pasi dëgjova prej saj për disa minuta akuzat absurde drejtuar personit tim, e duke më kërkuar emrat konkrete. I thashe se me pret mësimin,sepse kam nxenesit në klas, të cilët janë dy dite para provimit. Nëse artikulli ka vrar dikë aq me ben, pasi kur nuk i vret ndergjegja atyre që e kan kthyer në perfeksion këtë fenomen, si duhet të meë vras mua ndërgjegja? E keshtu u ktheva në klase tek nxënesit e mi, duke I lënë hapësir atyre që ta mbaronin mbledhjen, e te gjenin me emra konkret, kush është nga kreu i listes gjer tek i fundit.
Pas reagimit te pare vijuan kritikat per artikullin tuaj?
Po madje gjatë rrugës nga salla e mbledhjes tek klasa ime, më bëri përshtypje që nëndrejtoresha K. ZH mohoi dhe nuk i kujtohesh I njëjti diskutim Imi para ish ministres se arsimit për mitmarje. Doemos sepse edhe pse shqetsimi I ministres ishte për një peticion kundër ish drejtorit te Liceut, që mbaroi atë ditë me shkarkimin e tij, dhe dy muaj nuk u perfol ish drejtori dhe shkarkimi i tij, koridoreve dhe kafeneve, por tema dhe diskutimi im për korupsionin. Doemos kur hyra në klasë, fillova te shqetsohesha për inkuizicionin masovik, sepse me keqardhje Shqipëria më shumë vazhdon formen e diktatures se proletariatit me format e saja të reja. Nese dikur dënoheshe me heqje lirie, sot të dënojnë me presion largimi nga puna, ne se nuk je indifferent me korrupsionin, dhe konformist ndaj kopertinave te shëmtuara të korupsionit. Nuk vonoi shumë e disa kolege, ndoshta 20% ( pozitiv) erdhën tek unë duke më thënë se kishin marre urdhër të mos largoheshin nga puna, pa dorezuar poshtë në drejtori peticonin e formuluar kunder meje. Me vete thashë le ta bëjnë peticionin sepse edhe pjesa e 20% pozitiv, u duhet te firmosin 100% dhe të kamuflojnë atë 80% qe u djeg e verteta. Te nesërmen tmerri I së vërteteës së hidhur nxjerre nga unë në intervistë , duket se dhe më shumë kishte nxehur gjakrat. Një urdher I dyte nga nëndrejtoresha e Liceut, që të përpikohej peticioni nga shefja e Kantos, e të nënshkruhej ky peticion nga mësuesit e katedrës së Kantos nga të gjithë paperjashtim, e urgjentisht të dorëzohej, për të marrë masën ndaj meje ” Paralajmerim për pushim nga puna”.
Si u ndjetë në ato momente ?
Fryrjet e organikave në institucionet shtetërore janë pa fund, e në pamundësi të matjes së nivelit të atyre ekzistues nëpërmjet audicionit që mbetet utopi, menyra për të hapur vende pune për ata që me muaj u premtohet vendi I punës, përdorin shantazhin e prerjes së fjalës së lirë, e hop sapo hapen nje vend pune të premtuar. Imagjinoni lexues në ckohë jetojmë. Sapo lexojnë një artikull që fshikullon fenomene aktuale, fillojnë shantazhet dhe presionet që, kurbani o duhet të pranoj që ka bërë lapsus, ose ka qënë në momente emocionale të renduar dhe se ka kontrolluar se çfarë ka thënë, e madje të bëjnë edhe psikopat, ose me e pakta ka gabuar gazetari!!! Keshtu merr fund kjo punë më këshilluan koleget e mia. Në rastin konkret jua merr mendja që a do ket ndërgjegje dhe maturinë e një fëmije adoleshent, e të flasë për fenomenin sa eshtë ne bangat e shkollës??? Doemos një përqindje e guximshme edhe po, por 90% e atyre nxënesve që kryen katër vite dhe u zhgënjyen nga piratët gjobvenës, që nga pranimi e gjer në ditën e fundit padiskutim që do reagojnë e do pranojnë të vërtetën e hidhur që jetuan, e kaq shumë ju rendoi e ju rëndon. Mjafton të shohësh sasinë e nxënësve të pranuar, cilësia e aftësis se tyre lë për te dëshiruar, pavarësisht se ndoshta dëshira dhe pasioni i tyre është pa limit e lart.
Per pos te gjithave nga ana profesionale ku dallon nje mesues i korruptuar?
Detyra e jonë është të bëjmë maksimumin për to, në bazë të rregullave e normave pedagogjike të vendosura nga ministria, e për ministrinë ne quhemi pedagog ndërsa për mësim dhënien mësues. Pedagogu nuk është gradë shkencore që ndryshon me titullin mësues, më duket se është e njejta gjë. Për cilësinë e studentave fillestar unë nuk kam patur asnjëher pretendime, dhe shpesh torta është ndar në thela sipas majmërisë së prindërve të nxënësve. Unë duke patur vullnetin që edhe nëse me kanë lënë therrimet e tortës, puna ime cilësore( më falni për modestin e tepruar) kanë qënë rezultatet e plotësimit të ëndrrave të nxënësve, që kanë vazhduar në Akademin tonë dhe jashtë Shqipërije.
A kane koleget tuaj te njejten devotshmeri dhe pasion per mesimdhenien?
Asnjë nga kolegët nuk e do që studenti I tij të mos vazhdojë, por diku ngec edhe në kriteret e pranimit për studime të larta. Ndoshta gaboj nëse përdor termin që Jesusi u tha burrave që mbanin gurët në dorë për të vrarë Maria Magdalenën: “ kush është pa mëkate të gjuaj gurin e pare” Sepse theksova më lart se ndërgjegja e atyre që janë zhytur në këtë batak, është 0 dhe doemos sot e pashë që nuk kishin një gur në dor, por kishin pronotuar vagona treni të mbushur me gurë diku nga gurorja më e afërt. Nëse dikush nuk gjakoset nuk fiton asnjëher drejtësia dhe ndershmëria. Nëse zgjodha të jem unë viktima, e bera jo për të ndarë mitmarrjen korruptive të atyre që e kanë rrogë të pestë, por për tu ardhur në ndihme prinderve që nuk kan mundesi të paguajnë extra per fëmijët e tyre.
Ku qendron diferenca juaj?
Specialistët gjithmon kanë gjetur forma edhe kundër turmës e jo me kundër personit të parë që po e thotë këtë të vërtet. Në ndërgjegjen time, nuk e kam shkuar as nëpër mend që nxënesit e mij të jenë të detyruar të bëjnë pagesa extra edhe pse kanë ndjekur mësim jashtë orës së tyre. Përkundrazi, u kam thënë e u them, hajdeni kur jeni pushim në klasë dhe dëgjoni edhe çfarë u them të tjerëve për profesionin. Cdo fjalë është mësim për ju. Filantropia dhe bamirësit për nxënesit e mi, po ti përmendja në këtë artikull do te duken si të futesh në 1 tonelat me mjaltë, nje xhezve me helm. Mjalta sa do sasi nuk do shpëtojë të helmuarit nga helmi.
Kishit deshire te tregonit paskrupullsite me emra ekzakt?
Më kërkuan me emra konkret, por un u lash kohë të vëtvriten, pasi emrat do I shkruajnë me mendjelehtësi sipas rëndesës që mbajn mbi shpatulla. U bej thirje me këtë artikull të dytë, se do dëshiroja që prinderit open mind, ose qe duan te godasin këtë fenomen, të ngrihen e të thone qëndron apo jo?
Nese merret mase ndaj juaj cfare hapi do te ndermerrni?
Dhe nëse inkuizicioni e shtabi merr masa ndaj meje, sa te jenë gjallë do ta kenë peng. Do pranoja çdo pasoj nga prindërit dhe nxënesit që kam dhe kam kaluar vite me ta. Nëse un kam shfaqur qoft edhe një herë paftyrësi, ti ngarkoj me para për ort private. Për mua ka qenë kënaqësi dhe stimë pozitive që nesër nxënesit kurdoherë, herët a vonë të mos ma zënë kokën me derë, e t’u jem borxh për atë që s’me takon, që është mitmarrja.