Këtë herë një shqiptar ka tërhequr vëmendjen ku në një video që po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale, shihet teksa konfliktohet fillimisht me një shtetas londinez, e më pas pjesë e sherrit bëhet edhe një tjetër person.
Me sa kuptohet edhe nga pamjet e mëposhtme, duket se londinezi e ka acaruar keq shqiptarin, i cili nuk i ka kursyer të sharat jo vetëm në anglisht, por edhe në shqip.
Ky i fundit ishte i shoqëruar nga vajza e tij, e cila dëgjohet të thërrasë gjatë gjithë kohës:
‘Babi, babi, o ba, stop. Babi please. Hajde ikim o ba’, në mënyrë që të largohen, por shqiptari vazhdon dhe ndjek londinezin rreth e përqark makinave, ndërsa dëgjohet që e shan:
‘Do të q… ropt. Motherfu.ker’.
Ai kap një tub hekuri për t’i gjuajtur, por fatmirësisht nuk arriti ta zinte dhe në tentativë për t’i gjuajtur me ç’kishte në dorë shqiptari, prek makinën e një tjetër personi, i cili irritohet dhe përfshihet në sherr.
Konflikti midis tyre vijon me grushte dhe shqelma, por në fund shqiptari me vajzën largohen para se të vinte policia që mesa duket njëri nga personat me të cilët u konfliktua e kishte lajmëruar.