Një fqinje si kjo kurrë mos ju qëlloftë! Do të habiteni me veprimet e saj

0
289
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grua 79-vjeçare u burgos për një muaj në mungesë pasi injoroi paralajmërimet për një “fushatë urrejtjeje” ndaj fqinjit të saj.

Kathleen Neal, 79 vjeç, shpesh ka spërkatur me ilaç për barërat e këqija bimët e fqinjes së saj dhe ka derdhur urinë përmes gardhit.

E moshuara e çuditshme jeton në Leicestershire të Britanisë.

Fushata e saj e frikësimit duke përfshirë thirrje të shumta telefonike me një numër të paregjistruar, ka vazhduar me vite.

Kamerat e sigurisë kapën gruan e moshuar, duke rrëzuar vazot me lule të fqinjes.

Viktima e saj, Susan Brookes, ka thënë më parë se Neal ka bërtitur në vijimësi duke u kërkuar të ktheheshin andej nga kishin ardhur.

Çmimet e shtëpive në këtë zonë janë mesatarisht 400,000 paund.

Ajo injoroi një ofertë të ‘shansit të fundit’ nga një gjykatë e qarkut vitin e kaluar dhe u thirr përsëri në Gjykatën e Qarkut të Nottingham, të hënën duke u akuzuar për nëntë shkelje të reja.

Një urdhër i autoriteteve ndaj gruas në vitin 2016, nuk ndryshoi sjelljen e saj. Kjo u pasua nga dënime financiare, përfshirë një gjobë prej 3500 paund lëshuar në gusht 2017.

Zjarr Tv Ad