Gripi, i ashtuquajtur, i derrave (Swine Flu), është një sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes, i shkaktuar nga viruse gripale të tipit A, që origjinën e kanë nga derrat.
Një 48 vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Sanatoriumit në Tiranë si pasojë e gripit AH1N1, i njohur ndryshe edhe si gripi i derrit.
Burime nga Spitali i Sanatoriumit, thonë se viktima ka pasur edhe pneumoni bilaterale, e cila ka përkeqësuar gjendjen e tij.
48 vjeçari ka humbur jetën mëngjesin e sotëm ndërkohë ka qenë i shtruar në spital që të mërkurën.
Viktima kishte ardhur nga Elbasani së bashku me dy persona të tjerë të dyshuar se janë prekur nga gripi i derri.
Dy personat e tjerë të dyshuar me grip derri ndodhen në Sanatorium dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë pritet që Instituti i Shëndetit Publik të japë ditën e hënë të dhëna se në çfarë shkalle ishte sëmundja e viktimës.