Moti i keq lë pa energji Fierin dhe Vlorën

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Vlorë, era e fortë ka dëmtuar fiderin ‘Vlora 1’, prej 6 KV, duke rrëzuar shtyllat e tensionit të lartë.

Rrjeti furnizon një pjesë të spitalit rajonal.

Moti i keq është i disfavorshëm për një rikthim të shpejtë të energjisë elektrike.

Aktualisht rajonet më të prekura nga defektet janë Fieri dhe Vlora, për shkak të motit të keq me shira dhe erëra të forta që kanë përfshirë vendin gjatë natës së mbrëmshme, e duke vazhduar mëngjesin e ditës së sotme.

Defektet janë kryesisht të llojit, këputje përcjellësash,thyerje izolatorësh, dëmtime kabllosh, etj.

Nga brigadat e terrenit të OSHEE-së në të gjithë vendin po punohet me intensitet të lartë për riparimin e defekteve të mbetura. Vështirësi në riparimin e defekteve paraqitet në zonat rurale ky kryesisht janë linjat ajrore, gjë që sjellin vonesa në riparimin e tyre edhe për shkak të terrenit të vështirë në të cilin kalojnë këto linja.

 

Zjarr Tv Ad