Petrit Vasili: Këto janë vitet e timonit dhe tepsisë së Edi Ramës

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i  grupit parlamentar të LSI –së, Petrit Vasili, në një konferencë për mediat, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Qeverisë dhe kryeminsitrit Edi Rama.

Sipas Vasilit, Rama e donte me çdo kusht tepsinë dhe timonin, në mënyrë që mos të kishte dëshmitarë për vjedhjen e pronave të qytetarëve.

Vasili ka rikthyer në vëmendje një deklaratë të shefit të OSBE –së, Bern Bochard, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

“Prirja pozitive u përmbys në 2017.  Bochard flet shumë qartë”, ka thënë Vasili.

Sipas tij vitet e qeverisjes Rama, janë përshkruar nga grabitja e pronës publike.

“Këto vite janë viti i timonit dhe i tepsisë së Edi Ramës që i kërkonte me insistim, me qëllim  që në Qeverinë e tij të mos kishte sy, të mos kishte dëshmitarë në mënyrë që grabitja  e pronës publike të vazhdonte, se me këtë grabitje do të paguheshin kriminelët e votës”, është shprehur ndër të tjera Vasili.

 

Zjarr Tv Ad