Banori i Unazës së Re, ndalohet nga policia sa del nga Presidenca

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Unazës së Re kanë vijuar edhe sot protestat ku kërkojnë që banesat e tyre të mos shëmben për shkak të zgjerimit të rrugës.

Siç u raportua edhe më herët, një qytetar ishte në zyrën e Presidentit, por në momentin që po dilte, raportohet të jetë ndaluar nga policia.

Burime nga PD bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Kujtim Ylli, për të cilin ka pasur më herët një urdhër ndalimi nga Prokuroria.

Ai është shoqëruar pranë ambienteve të komisariatit nr.6 në Tiranë, ku i janë bërë të gjitha verifikimet dhe ka rezultuar se urdhri i ndalimit ishte i paligjshëm.

Pranë komisariatit, për tu interesuar për të ka shkuar edhe deputeti i PD, Klevis Balliu.

Edhe vet Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte në favor të banorëve dhe kundër këtij projekti .

 

Zjarr Tv Ad