Përdhunimi i 14-vjeçares në Kavajë, adoleshentët e pranojnë: E merrnim në shtëpi

0
351
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë,  ka ngritur alarmin se sa të pasigurtë janë fëmijët dhe në ambjentet e shkollës.

I tillë është rasti i përdhunimit të një nxënëseje 13-vjeçare në Kavajë disa ditë më parë por rasti u bë publik vetëm pas një denoncimi në “Facebook” nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Të gjithë djemtë e arrestuar e kanë pranuar që kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.
Ata kanë thënë se e merrnin vajzën në shtëpinë e tyre pas përfundimit të shkollës. Pasi përfundonte njeri, të nesërmen shkonte në shtëpinë e një djali tjetër pasi i bënin presion vajzës me videon që posedonin.

Kjo gjë ndodhte kur në banesat e tyre nuk kishte njeri dhe kur prindërit e tyre ishin në punë. Policia dhe prokuroria ka marrë në pyetje mësuesen kujdestare, drejtoreshën e shkollës por kanë deklaruar se nuk dinin gjë.

Mbi këto dëshmi pritet që prokuroria e Durrësit të kërkojë arrest me burg për të shtatë të ndaluarit. Mësohet se prokurore e çështjes është Oltiana Cifligu ndërsa gjyqtare Nurjeta Tafa.

Zjarr Tv Ad