Kalon me sukses vetingun, Donika Prela rikthehet në detyrë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin për drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donik Prela, e cila e kaloi me sukses procesin e vetingut.

KPK e përbërë nga trupa gjykuese e cila drejtohej nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari u shprehën se pas hetimit të thellë vendosën rikonfirmimin në detyrë të zonjës Prela.

“KPK zhvilloi një procedurë të thellë të hetimit administrativ për 3 objektet e vlerësimit, dëgjoi dokumentacionin shpjegues dhe atë të bërë prezent në seancën e dëgjimit. Për rrjedhojë e konsiderojmë të përfunduar procesin e rivlerësimit.
Trupi gjykues vendosi konfirmimin në detyrë për subjektin e vlerësimit Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda”, deklaroi KPK.

Mësojmë se vendimi për Prelën ishte më 28 janar por për shkak të disa denoncimeve të bëra kundër saj pasi kishte liruar kreun e bandës së Avdylajve, KPK vendosi ta shtynte datën e shpalljes për në 5 shkurt.

Zjarr Tv Ad