Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas shkarkimit të Stefan Çipës, Ministria e Drejtësisë ka emëruar drejtorin e ri të përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailin.
Ismaili ka mbajtur postin e drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, gjithashtu ka përvojë policore pasi ka punuar për disa vite edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike.
Ai mori detyrën në krye të AKU-së në tetor të 2017, i cili u prezantua nga kryeministri Edi Rama.
Stefan Çipa u shkarkua sot dhe qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi, Arben Çukon i cili u arrestua gjatë operacionit të koduar “Vol-Vo4”.
Më parë burgjet janë drejtuar nga Artur Zoto, Arjan Hoxha, Arben Çuko dhe Stefan Çipa.