Vidhet një dyqan në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku pas denoncimit për ngjarjen policia ka vënë në pranga një prej të dyshuarve dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.
Nga ana e policisë së Fierit në bashkëpunim me atë të Vlorës, gjatë mbrëmjes së djeshme, e enjte, u bë prangosja e A.M., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A.H., dhe E.V.
Ata akuzohen në bashkëpunim me njeri tjetrin, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit K.Ç.
Aktualisht nga ana e uniformave blu po punohet për dokumentimin e rasteve të tjera pasi këta shtetas janë të dyshuar edhe për disa vjedhje në zonën e Fierit dhe Vlorës.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.