Kërcënohet punonjësi, grabiten paratë në një karburant në Novoselë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një karburant ka rënë pre e grabitjes gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes.

Ngjarja është shënuar në një karburant në Novoselë të Vlorës.

Dy persona të maskuar, kanë kërcënuar punonjësin e karburantit teksa ndodhej brenda kabinës së rojes, duke arritur të marrin rreth 350 mijë lekë të vjetra, para të xhiros.

Më tej ata janë larguar me shpejtësi duke arritur që të humbin gjurmët, teksa për kërcënim njëri i ka thënë tjetrit “Nxirr pistoletën”, por roja thotë se nuk e ka parë armën.

Ka qenë punonjësi i karburantit ai që bëri denoncimin në polici, duke bërë që të nisin hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Zjarr Tv Ad