Mjekët e spitalit infektiv në QSUT dolën në një protestë simbolike për kolegun e tyre duke dorëzuar edhe një peticion pranë drejtorisë së këtij spitali, ku kërkonin më tepër siguri në ambientin e punës.
Pas ngjarjes, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu njoftoi vendimin e parë që ka marrë që ka të bëjë me regjimin në spitale për orarin e vizitave. Policia ka shpallur në kërkim 45 vjeçarin i cili dhunoi mjekun në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv në Tiranë.
Procedimi penal ka nisur ndaj shtetasit A.M 45 vjeç banues në Tiranë.
Të dielën në mesditë mjeku infektiv Gent Stroni është dhunuar nga i afërmi i një paciente në QSUT.
Sipas të dhënave, pacienti ka shkuar për të bërë një gjilpërë për gripin, të cilën mjekët thonë se është një shërbim që merret në ambulancën e lagjes.
Megjithatë mjeku Stroni i ka kërkuar të presë në radhë pasi nuk është urgjencë. Kjo solli edhe irritimin e familjarit të pacientes, i cili e ka qëlluar me grusht mjekun.