Futbolli botëror në zi

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-portieri i Anglisë, Gordon Benks, kampion bote në 1966, u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare. Humbi një betejë që një ditë do ta humbiste. Gordon Benks, legjenda angleze e portës, u shua në moshën 81-vjeçare pasi lëngoi për një kohë të gjatë nga sëmundja. Mediat britanike njoftuan me shkronja të zeza humbjen e njërit prej heronjve të Kupës së Botës 1966, Botërorit të vetëm të fituar nga kombëtarja angleze.

Edhe gazetat europiane nuk e harruan legjendarin anglez, i cili ishte i famshëm në të gjithë botën për karrierën e tij të madhe.

“L’Ekip” në Francë apo “La Gazeta delo Sport” në Itali ishin vetëm disa prej tyre.

Benksi pati kulmin e lavdisë në verën e vitit 1966 kur mbrojti portën e Anglisë, në Kupën e Botës, në të cilën doli fitues. Katër vjet më vonë, ai bëri një pritje ndaj Pelesë, në ndeshjen e humbur 0-1 kundër Brazilit, pritje e cilësuar si më e madhja në historinë e Kupave të Botës. Ai u shpall gjashtë herë portieri më i mirë i vitit nga FIFA, ndërsa Federata Ndërkombëtare e Statistikave dhe Historisë së Futbollit e vlerësoi si portierin e dytë më të mirë të shekullit të 20-të, pas legjendës sovjetike, Lev Jashin. Me kombëtaren e Anglisë, Benksi luajti 73 herë dhe fitoi edhe 8 kampionate të Britanisë së Madhe, një turne I famshëm 100-vjeçar që sot nuk zhvillohet më. Pavarësisht talentit të madh dhe shkëlqimit me kombëtaren, Benksi nuk luajti për asnjë klub të madh në karrierë. Ai mbrojti portën e Leisterit dhe Stouk Sitit, duke mos qenë pjesë e gjigandëve si Mançester Junajtid apo Liverpul, një veçanti që sot nuk e ka asnjë portier i madh.

 

Zjarr Tv Ad