“U arrestua miku i Lulzim Bashës”, Taulant Balla publikon foton

0
584
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka komentuar sot arrestimin e një biznesmeni, të identifikuar si shtetasi Arben Xibri, i cili është i akuzuar për trafikim të 130 kg kanabisi. Madje, personi i arrestuar njihet me Bashën, ndërsa Balla ka publikuar foton e tyre teksa shkruan se PD nuk u distancua nga njerëz me precedentë penalë.

“Mediat raportojnë se sot është arrestuar në Tiranë “miku” i Lulzim Bashës, i akuzuar për trafikun e 130 kg kanabis. Arben Xibri është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 8 vite burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”. Po ashtu siç u pa dhe siç konfirmuan edhe arrestimet e policisë së shtetit në protestën e dhunshme të Bashës morën pjesë persona me precedentë penalë me vepra të ngjashme si krimi për të cilin është dënuar Arben Xibri.

Është për të ardhur keq që ende edhe sot Partia Demokratike nuk është distancuar nga aktet e dhunshme dhe përdorimi i personave me precedentë penalë në dhunën e ditës së shtunë kundër institucionit të Këshillit të Ministrave”, shkruan Balla.

Zjarr Tv Ad