Pas vendimit unanim nga grupi parlamentar i PD për djegien e mandatave të deputetit, kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar takim me aleatët për 60 minuta.
Në përfundim të takimit kryedemokrati Basha njoftoi se aleatët, ashtu si edhe deputetët e PD janë gati të djegin mandatet.
“Ky sot ishte takim pune, vendimi per djegien e mandateve është vendim i opozitës së bashkuar”, tha Basha
Edhe aleatët Partisë Demokratike kanë dalë të gjithë bashkë në krah të Bashës për të komunikuar vendimin e tyre se janë pro djegies së mandateve.
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha se zëri i deputetëve të opozitës do të jetë sëbashku me qytetarët në shesh dhe jo më në parlament. Ai tha se vendimi u mor me unanimitet.
“Djegia e mandateve është vendim i gjithë deputetëve. Zëri që do të mungojë në Kuvendin e Shqipërisë do të jetë një zë që do të jetë me qytetarët shqiptar”, tha Mediu.
Në takim me Bashën ishte Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule dhe Agron Duka.
Fillimisht Basha zhvilloi takim rreth 60 minuta me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në ambientet e selisë blu dhe me pas ka zhvilluar takim edhe me aleatët e vegjël të PD.
Gjatë ditës së sotme Basha ka deklaruar zyrtarisht se grupi parlamentar vendosi të djegë mandatet duke numëruar arsyet që çuan në këtë vendim. Ndërkaq grupi i PD ka autorizuar Bashën të ndjekë hapat e mëtejshëm