E arrestuan se protestoi me flamur sipër neonave të Ramës, flet 80 vjeçari nga Lezha

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndue Fuga, 80-vjeçari Lezha, ishte një nga të shoqëruarit e policisë, pas protestës së opozitës të ditës së shtunë.

Lezhiani hipi në strehën e kryeministrisë, duke tundur flamurin shqiptar.

Ai u shoqërua nga banesa e tij në Fishtë, drejt Tiranës.

Në një intervistë për FaxNews, i moshuari tregoi trajtimin e keq në komisariatin e Lezhës.

Ndër të tjera ai tha se nuk i pëlqyen fjalët e shefit të policisë.

Më tej, 80-vjeçari u shpreh se do të jetë prezent edhe nëse zhvillohet një tjetër protestë, pasi lufton për një kauzë të drejtë, si ajo e të përndjekurve politikë.

Fuga: Më erdhën tre punonjës policie, dhe më thanë se do më shoqëronin 5 minuta në degë. Mora makinën e një shoku, dhe takova shefin e policisë, nuk mu dukën fjalë të mira ato që më tha. Unë flamurin kuqezi kisha në dorë, nuk kisha as të PD-së dhe as të PS-së. Donin të më hiqnin dhe kapelen. Në Tiranë më kanë bërë një pritje të mirë shumë, më thanë a don dhe kafe? Edi Rama u lodh shumë duke na rrahur, kemi një kryeministër që na thotë vetëm rrena. Iu thashë që të hapnin kompjuterat dhe të shihnin që unë nuk kisha bërë asnjë shkelje, isha vetëm me flamur.

 

Zjarr Tv Ad