Një lajm i fortë ka tronditur mbrëmjen e sotme politikën italiane. Prindërit e ish-kryeministrit italian Matteo Renzi, Tiziano Renzi e Laura Bovoli janë vënë nën masën arrest shtëpie nën urdhërin e Prokurorisë së Firenzes. Si pronarë të tre kompanive të një biznesi familjarë, ata akuzohen për falimentim e emetim fatura operacionesh falco. Sipas prokurorisë italiane prindërit e ish-kryeministrit Renzi kanë provokuar qëllimisht falimentimin e tre kompanive të biznesit familjar “Eventi 6” duke boshatisur arkën e tyre e përvetësuar në mënyrë të paligjshme miliona eurosh Seanca e parë gjyqësore ndaj prindërve të Renzit do të zhvillohet më 4 mars.
“Kam shumë besim tek drejtësia italiane”, është komenti i menjëhershëm i Matteo Renzit.
“Të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit e pres me padurim të marr pjesë në këtë proces. Kush ka lexuar dokumentacionin e akuzës e gjen këtë masë të marrë nga Prokuroria e Firences absurde e jo proporcionale.”
Së bashku me prindërit e Matteo Renzit është vënë nën masë arrestimi dhe një ish-drejtues i një prej kompanive.
Ndërsa ministri i Brendshëm Matteo Salvini pyetjes së gazetarëve se çmendon ndaj arrestimit të prindërve të Matteo Renzit është përgjigjur: “Arrestimi i prindërve të Renzit? Nuk ka asgjë për të festuar”