Denoncimi: Bashkëshorti i Spiropalit tender kunatit prej 350 mijë dollarë

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga selia e PD, Jorida Tabaku ka denoncuar një aferë korruptive, që sipas saj është bërë nga bashkëshorti i Elisa Spiropalit.  Salarjon Totaj (bashkëshorti i Spiropalit) i ka dhënë një tender prej 350 mijë dollarë Enkli Spiropalit (vëllai i Spiropalit) dhe Marjus Memushajt (krushku i Spiropalit) ‘Kompania u ndërtua më 9 shtator në një njëtëtn ditë kur u krijua edhe qeveria Rama.

 

Engli Spiropali krijoi një kompani që e quajti Solomon me qendër në fier me kapital 1 milion lekë fitoi tenderin e parë në 27 mars të 2014.Bamirësi ishte kunati i tij, bashëshorti i Elisa Spiropalit. Për të fshehur gjurmët vëllai i saj e shiti kompaninë pak ditë më vone  brenda familjes të, kushëririt të  bashkërshorit’, tha Tabaku.

Tabaku: Historia e Kompanisë SLM që i përket familjes Spiropali është simbol sesi qeveria vjedh paranë publike dhe taksat e shqiptarëve. Kjo kompani është krijuar në 9 shtator në të njëjtën ditë që u krijua qeveria rama. Dokumentet zyrtare konfirmojnë se Enkli Spiropali vëllai i zëdhënëses së qeverisë që në atë kohë po merrte emërimin si drejtoreshë e doganave krijoi një kompani që e quajti SLM me qendër në Fier dhe me kapital 1 mln lekë të vjetra. Brenda pak muajve kompania e sapokrijuar fitoi tenderin e parë në 27 mars 2014. Bamirësi ishte kunati i tij, bashkëshorti i Elisa Spiropalit. Për të fshehur  gjurmët e konfliktit të interesit dhe të ndonjë vepre tjetër penale vëllai i saj e shiti kompaninë me letra në 8 prill 2014. Kompania u shit brenda familjes, tek kushëriri i bashkëshortit. Vlera e shitjes ishte 1 mln lekë, megjithëse kompania fitoi një tender prej 6 mln lekësh. Me këtë skemë duke u fshehur pas kushëririt të familjes, bashkëshorti i Spiropalit i ka dhënë familjes së tij 350 mln lekë. Këto janë afera penale që kërkojnë ndjekje penale dhe përballje me drejtësinë. Më e pakta që duhet të ndodhë sot është angazhimi i Inspektoriatit të Pasurisë për të hapur një hetim pasuror.

 

Zjarr Tv Ad