Kryemadhi: Mandatet tona janë të shqiptarëve. S’ka kthim pas

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas mbylljes së protestës ditën e sotme, e cila zgjati për rreth 3 orë, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët dhe anëtarët e PD për të vendosur për hapat që do ndiqen më tej nga opozita pas djegies së mandateve. Mësohet se në takim anëtarëve të PD u është kërkuar nga Basha që të nisin turin e takimeve ne rrethe me qytetarët.

Në takim ka qenë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila u shpreh pas mbledhjes se sot deputetet e opozitës janë të lirë nga kapja e zinxhirit politik që është i lidhur me krimin dhe se qytetarët sot i kanë dhënë opozitës më shumë energji.

Besoj se mesazhi është shumë i qartë. Sot na dhanë më shumë energji dhe pozitivitet për ta çuar deri në fund misionin  dhe ndarjen përfundimtare me atë Parlament për të cilin për 27 vjet shqiptarët kanë shpresuar se jemi në demokraci, por që na ktheu mbrapsht. Sot opozita dhe deputetët e opozitës janë të lirë nga kapja e çdo zinxhiri politik, i cili është i lidhur me krimin më shumë se kurrë.

Zjarr Tv Ad