Gattuso: Formacionin ma bën gruaja

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Milani i Gattusos bëhet gati për një “mini-maratonë” në këtë fund të muajt shkurt, pasi do të luajë 3 ndeshje në 8 ditë. Sfida e parë do të jetë ajo kundër Empolit dhe më pas vjen transferta për kupë me Lazion. Në fund sërish takim në shtëpi kundër Sasuolos.

Për sfidën e nesërme kundër Empolit, Gattuso ka folur përpara mediave duke mos dashur të justifikohet për kalendarin.  “Ne kemi 3 ndeshje në 8 ditë. Ky është kalendari. Do të shohim se në çfarë forme do të jemi”, tha tekniku i kuqezinjve. Në konferencën për shtyp ka qenë dhe një moment shumë interesant, pasi Gattuso është “ngacmuar” nga gazetarët për instruksionet që merr nga Karolina Morace, e cila është trajnere e femrave kuqezi. “Gruaja ime më bën formacionin… (qesh). Përtej shakave unë mendoj që në botën që jetojmë ka mjaftueshëm zonja që kuptojnë nga futbolli. Kur flas me Karolinën është gjithmonë një bisedë e hapur  dhe interesante”, ka përfunduar tekniku kuqezi.

 

Zjarr Tv Ad