Venezuela mbyll kufirin me Brazilin

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka urdhëruar mbylljen e kufirit me Brazilin, mes krizës për ndihmat humanitare të ardhura nga jashtë. Gjithashtu presidenti po merr në konsideratë edhe mbylljen e kufirit me Kolumbinë. Maduro njoftoi mbylljen e kufirit me Brazilin në një njoftim televiziv.

“Nuk dua të marr një vendim të tillë, por po konsideroj mbylljen absolute të kufirit me Kolumbinë,”-tha ai. “Kemi marrë të gjitha masat në mënyrë që të realizohet në mënyrë paqësore.”

Ndihmat e jashtme po mblidhen në Brazil dhe Kolumbi me thirrjen e liderit të opozitës venezueliane dhe presidentit të vetëshpallur Juan Guaido.

Vitin e kaluar Maduro pranoi ndihmën nga SHBA ndërsa këtë vit i kundërshtoi dërgesat e reja të ndihmës duke e konsideruar si një ‘provokim’.

Venezuela ka mbyllur tashmë kufijtë ajrorë dhe detarë me Curacao, pika e tretë e deklarimit të Guaido për kalimin e ndihmave humanitare, si kufijtë me ishujt e Arubas dhe Bonaire.

Zjarr Tv Ad