Cristiano Ronaldos nuk i ndahet zemra nga Madridi. Pesë herë fituesi i Topit të Artë u transferua gjatë merkatos së verës te Juventusi, duke zgjedhur Torinon si destinacionin e tij të radhës në karrierën e tij. Ai la Madridin për shifrën e kripur të 100 milionë eurove, por pavarësisht kësaj ai ka vendosur të rikthehet në kryeqytetin spanjoll. Por kësaj here, sulmuesi nuk ka vendosur të vesh fanellën e asnjërës nga skuadrat e futbollit në Madrid, por do të vij nën “petkun” e biznesmenit. Luzitani ka vendosur të hap një klinikë transplanti të flokëve.
“Më mungojnë njerëzit në Madrid. Ai është qyteti që ka bërë shumë për jetën time. Kam kaluar një pjesë të mirë të karrierës sime dhe kam formuar familjen time pikërisht në atë qytet. “-tha fillimisht CR7.
Por çfarë kërkon të arrijë Ronaldo me këtë iniciativë, ndërsa zbuloi dhe formulën që përdor për të qënë sa më i kuruar.
“Ashtu si në futboll, unë do të bëj të gjitha përpjekjet dhe do të përkushtohem fort për ta bërë këtë projektin më të mirë në botë në këtë fushë. Kjo është arsyeja pse unë bëj stërvitje fizike dhe përpiqem të ha mirë dhe të jem mirë me shëndet. Gjëja më e rëndësishme është të kujdesemi për trupin tonë njëkohësisht në të njëjtën kohë për shëndetin tonë”.-përfundoi Ronaldo.
Klinika e vendosur në “Joaquin Costa Street” ka një sipërfaqe prej 2,500 metra katrorë dhe do të ketë 150 profesionistë që do të jenë në gjendje të kryejnë 18 trajtime në ditë. Inagurimi i saj është programuar për tu bërë më 18 mars.