Rreth 30 vizita në ditë regjistrohen në një qendër shëndetësore në Tiranë, për shkak të virozave stinore. Ndryshimi i temperaturave ka risjellë vëmendjen te infeksionet respiratore.
Ndryshimi i temperaturave të paktën për tre ditët e fundit ka sjellë edhe shtimin e numrit të virozave në qendrat shëndetësore.
Rreth 30 të tilla regjistrohen thuajse çdo ditë, ndërsa mjekët apelojnë për një kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Donika Jorga: Vazhdon të ketë akoma dhe më shumë raste me virozat e stinës që janë kryesisht të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe ato të tretjes por që janë më të paktë në numër. Rrugët e sipërme të frymëmarrjes janë numri më i madh, ndërsa komplikacionet nga këto viroza që kapin rrugët e frymëmarrjes për rrugët e poshtme të frymëmarrjes janë më të pakta.
Rreth 472 persona janë prekur nga virusi i gripit për periudhën janar-mars 2019.
Mjekja, Donika Jorga, përsërit apelin dhe sensibilizimin ndaj qytetarëve për të treguar kujdes gjatë kësaj periudhe.