Greqi, shkatërrohet rrjeti që rekrutonte vajza shqiptare

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia greke ka njoftuar shkatërrimin e një rrjeti të dyshuar prostitucioni që rekrutonte vajza të reja, mes tyre edhe shqiptare, për të punuar si eskorta në Athinë.

Për veprimtarinë e paligjshme u arrestuan të hënën kreu i bandës me origjinë greke dhe 13 të dyshuar të tjerë.

Gjatë operacionit u ndaluan edhe 45 vajza, nga të cilat 15 ishin vendase ndërsa 30 prej tyre me kombësi shqiptare, ruse dhe rumune.

Grupi vepronte duke punësuar të reja të moshës 20-vjeçare për t’u bërë shoqëri klientëve në lokalet e natës ose shtëpi të ndryshme private në kryeqytetin grek.

Viktimave u thuhej se do të fotografoheshin në ambiente luksoze, pa u përfshirë në marrëdhënie erotike, por më pas vajzat transferoheshin me makinë nëpër hotele.

Banda vepronte prej të paktën tre muajsh përgjatë zonës historike të Atikës dhe caktonte 30 pikëtakime çdo ditë.

Takimet me klientët kryheshin përmes internetit dhe shërbimi i vajzave kushtonte 130 euro, shumë kjo e ndarë më së shumti mes pjesëtarëve të rrjetit kriminal.

Hetimet përfunduan të hënën me konfiskimin e 4,390 eurove në vlerë monetare, të shtatë makinave personale dhe të disa informacioneve të shkruara rreth takimeve.

 

Zjarr Tv Ad