Adoleshentë krijojnë dorashkën që bën shurdh-memecët të flasin

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shpikje që u lejon shurdh-memecëve të komunikojnë edhe me ata që nuk njohin gjuhën e shenjave. Kjo është idea e dy adoleshentëve në ‘Isis Façhinetti të Castellanza (Varese), në Itali, lëshuar për një projekt edukimi digjital të Microsoft.

Mateo Ibro dhe Antonio Falsetti, 16 dhe 17 vjeç, kanë krijuar ‘ad hoc’, një dorashkë me sensorë, të cilat janë të lidhura me një aplikacion në smartfone, të cilat mund të përkthejnë gjuhën e shenjave, dhe t’u japin zë.

Aplikacioni tranformon në tinguj senjalet e lëshuara nga sensorët: për çdo shenjë, ekziston fjala adeguate.

“Na u kërkua të sillnim ide për të ardhmen. Kështu, ne menduam për njerëzit me aftësi të kufizuara, sidomos për ata që nuk dëgjojnë”, shpjegon për Varese NewS Falsetti, një nga nxënësit.

“E dimë që janë në gjendje të lexojnë lëvizjen e buzëve, por kanë vështirësi të krijojnë marrëdhënie me të tjerët  dhe të hyjnë në punë, sepse nuk arrijnë dot të komunikojnë.”

“Kemi përdorur sensorë të përkulshëm, të cilët montohen në unaza që futen në gishta. Këto unaza janë të lidhura me një skedë “Arduino”, një platform e ideuar për prototipa.

“Para ‘Good morning’ (që është emri i shpikjes), nuk e kishim përdorur një skedë të tillë”, shpjegon nxënësi, “por mjaftuan dy muaj për ta mësuar”.

Projekti, realizuar nga dy të rinjtë e vitit të tretë, u prezantua në Politeknikumin e Milanos për Microsoft

 

Zjarr Tv Ad